Kapri: Qemal Stafa studioi me bursë në Itali, Nexhmija e Ramizi kanë qenë anëtarë të rinisë së partisë Fashiste

Studiuesi dhe historiani, Erald Kapri ishte i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News ku u diskutua për festat e 28 dhe 29 nëntorit.

Kapri u shpreh se Qemal Stafa studio me bursë në Itali dhe se Nexhmije Hoxha dhe Ramiz Alia dalin që kanë qenë anëtar të rinisë së partisë Fashiste.

"Unë po flas kur Italia u bë pushtuese e Shqipërisë. Ne kemi Qemal Stafën që çohet me bursë në Itali dhe studion me financat e italianëve. Shkrimet e tij në gazetën ‘Fashizmi’. Kemi Nexhmije Hoxhën që del që ka qenë anëtare e rinisë së partisë Fashiste. Ramiz Alia ka qenë anëtar i partisë rinisë Fashiste. Ata kishin një lloj bindje se kjo nuk ishte diçka e gabuar. Nëpërmjet kësaj mbështetje të Italisë, ne mund të realizojmë shumë aspirata të mëdha kombëtare’’, tha ndër të tjera Kapri.