Zeka: Ambasadorët e SHBA-së në Tiranë, Prishtinë, Beograd dhe Mal të Zi kanë mbështetur fuqishëm ‘Ballkanin e Hapur’
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2023, 21:37
Gazetari, Milaim Zeka ishte i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News ku u diskutua për festat e 28-29 nëntorit si dhe për zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë. Zeka u shpreh se SHBA ka mbështetur fuqishëm Ballkanin e Hapur.
"Unë mund të sjell me dhjetëra argumente se ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, në Prishtinë, në Beograd, në Mal të Zi e kanë mbështetur fuqishëm Ballkanin e Hapur. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë mbështetur dhe mbase e kanë përdorur si pykë për të aktivizuar Bashkimin Evropian. Vetëm Kosova dhe Bosnja nuk kanë qenë brenda në Ballkanin e Hapur. Analistët thonin se ideja për Ballkanin e Hapur ka ardhur nga Vuçiçi dhe nga Serbia," tha ndër të tjera Zeka.
