Aksident i rëndë në aksin Laç-Patok, makina përplas për vdekje këmbësorin!

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Laç-Patok, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Personi ende i paidentifikuar është përplasur nga një automjet dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Sipas informacioneve viktima është dërguar me autoambulancave në morgun e Tiranës, ndërsa shoferi i makinës është shoqëruar në polici.

Ndërkohë që moshohet se policia dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.