Tirana fitore spektakolare ndaj Kukësit në “Air Albania”
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 22:31
Tirana mori një fitore shumë të rëndësishme, teksa mposhti me rezultatin 3-2 Kukësin, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në Superiore.
Në “Air Albania”, u zhvillua një përballje spektakolare, nga të dyja ekipet. Bardheblutë kaluan të parët në avantazh në minutën e 15-të me Deliun, ndërsa miqtë barazuan me Beshiraj në minutën e 53-të.
Në minutën e 62-të, verilindorët mbetën me 10 lojtarë pasi Duka u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Gjithsesi,Kukësi ia doli të shënojë golin e përmbysjes në minutën e 80-të me Momoh.
Tirana nuk u dorëzua dhe përmbysi rezultatin, falë golave të Përgjonit në minutën e 88-të dhe Kaina në minutën e 90-të.
Me këtë fitore, Tirana mban vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Kukësi renditet i gjashti me 14 pikë.

