“Prehu në paqe” kapiten, në Rrogozhinë homazhe para ndeshjes për Dwamena-n

Në Rrogozhinë, rinisi ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit e ndërprerë më datë 11 nëntor për shkak të ngjarjes tragjike ku humbi jetën Raphael Dwamena.

Përpara startit të ndeshjes pikërisht në minutën e 24 aty ku edhe u ndërpre, stafet e të dyja klubeve, lojtarët e të gjithë të pranishmit në stadium, nderuan Dwamenën i cili ishte shndërruar në një prej futbollistëve më të dashur të qytetit rrogozhinas.

I pari që zbriti në fushë ishte presidenti i Egnatias, Demrozi e më pas drejtori Olsi Rama, ndërsa më pas të gjithë u bashkuan në homazhet për ganezin.