S’ka fitues në duelin e kryesuesve mes Egnatias dhe Partizanit

Ka përfunduar në barazim 1-1 ndeshja mes Egnatias dhe Partizanit, e vlefshme për javën e 13-të në Superiore. Ndeshja startoi në minutën e 24-t, aty ku u ndërpre pak ditë më parë, për ndarjen nga jeta të Raphael Dwamena.

Sfidën e vendosën dy golat e shënuar në ndeshjen e ndërprerë, më 11 nëntor. Rastet nuk munguan për të dyja ekipet, por pa arritur dot ta dërgojnë topin në rrjetë.

Partizani e mbylli ndeshjen me 9 lojtarë, për shkak të dëmtimeve të rënda të Bytyçit dhe Prekës, në minutat e fundit. Me këtë barazim, ekipet ndajnë dy vendet e para me nga 27 pikë.