Jasir Jasani gati të bëjë "golin" e jetës: Jam gati për martesë!
Një nga lojtarët më të spikatur të Kombëtares Shqiptare, Jasir Asani, ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në “Wake UP”. Ai nuk mundi t’i shpëtonte dot as pyetjeve për jetën personale.
Jo më kot, pasi vetëm disa orë më parë ai ngacmoi publikun me një foto në InstaStory, ku tregonte këmbët e një vajze me të cilën ishte ulur pranë.
Ndaj, moderatorja Enxhi Nasufi e pyeti troç kur do të kemi një dasmë prej tij, pasi siç e do “tradita”, futbollistët martohen herët që të ndjekin më pas të qetë karrierën.
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Jam gati për martesë. Duhet të shoh e karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak”, u shpreh ai.
Në fund të intervistës, Asani e ka mbyllur me një mesazh të bukur për të gjithë: “Me këtë grup do bëjmë gjëra të mëdha në Gjermani dhe do i bëjmë krenar tifozët”!

