Merr fund seria e fitoreve të Partizanit, e ndal Egnatia në ditën e përkujtimit të Duamenës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 15:27
Dueli mes Egnatias dhe Partizanit i vlefshëm për javën e 13-të të Superiores është mbyllur në barazimin 1-1.
Një ndeshje mjaft emocionuese dhe me plot raste.
Sfida u zhbllokua në minutën e 11′ nga Malota dhe në të 13′ Bintsuka riktheu baraspeshën.
Pavarësisht tentativave të shumta për të shënuar golin e fitores asnjëra prej skuadrave nuk ja doli.
Në fund Partizani e mbyll me 9 lojtarë për shkak të dëmtimit të Bytyçit në gjurin e majtë dhe të Prekës në shpatull.
Pas këtij barazimi Egnatia mbetet në vendin e parë me 27 pikë dhe Partizani në vendin e dytë me 27 pikë, por me një ndeshje më pak.