Dybala: Turp ajo që ndodhi në "Maracana"! Scaloni? Shpresojmë që të qëndrojë

Paolo Dybala ka folur rreth ndeshjes së mbrëmshme në “Maracana” mes Brazilit dhe Argjentinës e vlefshme për kualifkueset e Botërorit 2026. Lojtari i Romës u shpreh se ajo që ndodhi ishte e turpshme.

Argjentina fitoi 0-1 me golin e Otamendit, por gjatë ndeshjes pati përplasje mes tifozëve dhe policia braziliane ndërhyri në stadium duke dhunuar tifozët argjentinas.

“Turp, turp, por kjo ndodh shpesh në Brazil. Nëse do të kishte ndodhur në Argjentinë do të kishte shumë polemika”, thotë Dybala.

Scaloni? Fjalët e tij nuk e lënë në hije suksesin, ishte historike. Ne nuk i prisnim ato deklarata, shpresojmë që ai të vazhdojë me ne sepse është shumë e rëndësishme.”

Ndërkohë në të njëjtën mendim ishte dhe lojtari tjetër argjentinas i Romës, Leandor Paredes duke thënë se ajo që ndodhi në tribuna nuk ishte diçka pozitive.