Përflitej për De Biasin, por Kosova është pranë trajnerit të njohur boshnjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 19:12
Kosova ka mbetur pa trajner pas përfundimit të eliminatoreve të Europianit të Gjermanisë dhe largimit të Primoz Gliha. De Biasi ndërkohë dha dorëheqjen nga Azerbajxhani dhe menjëherë nisën aludimet se ai do të ishte drejtuesi i ri i dardanëve.
Megjithatë, sipas medias boshnjake “Sportske”, trajneri i ri i Kosovës do të jetë Blaz Sliskovic.
“Sliskovic është kandidati më serioz për trajner të Kombëtares së Kosovës. Si lojtar dhe trajner, ai la gjurmë të dukshme te Hajduku, më herët ishte kandidat për stolin e Kombëtares së Kosovës. Tashmë duket se është shumë afër Kosovës.
Sliskovic, në të gjitha skuadrat dhe kombëtaren, shquhet se bën një futboll sulmues dhe mbështet të rinjtë”, shkruan media boshnjake.

