EURO 2024/ Përballjet e fazës 'Play-Off'', ja 6 takimet gjysmëfinale dhe datat kur luhen ndeshjet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2023, 12:40
Është hedhur shorti i ndeshjeve play-off të vlefshme për EURO 2024.
Goglat kanë përcaktuar përballjet Poloni-Estoni dhe Uells-Finlandë në grupin A.
Në grupin B do të përballet Izraeli me Islandën dhe Bosnja me Ukrainën. Ndërsa në grupin C do të jenë duelet Gjeorgji-Luksemburg dhe Greqi-Kazakistan.
Ndeshjet gjysmëfinale dhe finale në fazës “play-off”, do të zhvillohen në datat 21-26 mars të vitit 2024.
PLAY-OFF A
Poloni-Estoni
Uells-Finlandë
PLAY-OFF B
Izrael-Islandë
Bosnjë Hercegovinë-Ukrainë
PLAY-OFF C
Gjeorgji-Luksemburg
Greqi-Kazakistan
