70 mijë euro dëme, hajdutët grabisin shtëpinë e futbollistit të Lazios
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2023, 22:38
Vjedhjet e shtëpive të futbollistëve janë kthyer në “modë” prej kohësh. I fundit që e ka pësuar është Mattia Zacagni, sulmuesi i Lazios dhe kombëtares italiane.
Gjatë mbrëmjes së të martës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë e 28-vjeçarit italian, duke grabitur para dhe sende me vlerë.
Çifti dhe djali i tyre nuk gjendeshin në apartament gjatë ngjarjes së hidhur në kryeqytetin italian.
Zacagni ka denoncuar menjëherë në polici, aty ku ka theksuar se grabitësit i kanë vjedhur në total rreth 70 mijë euro!
Ku përfshihen bizhuteri të shtrenjta dhe sende të tjera me vlerë të konsiderueshme.
