Nën akuzë për shpërdorim detyre, arrestohet drejtori i IKMT-së Sarandë

Drejtori i IKMT-së së Sarandës, Nasip Hoxha ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme (22 nëntor).

Bëhet me dije se Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre, por ende nuk ka detaje të tjera.

Arresti i tij është kryer mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas ai është transferuar për në spital, pasi nuk është ndier mirë.

Për arrestimin e tij ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.