Historia britanike e vrasjeve mes shqiptarëve dhe “dosja” e konfliktit mes vëllëzërve Nela me Germizin

Zbardhen emrat e dy vëllezërve që shefi i krimeve në Komisariatin nr. 6 në Tiranë Dedan Gjoni, bashkë me, Bujar Germizin dhe Besmir Mustafin bënë plan për t'i eliminuar.

Ata janë Albert e Edmond Nela nga Kukësi, dy emra të njohur në Britani.

Ata janë akuzuar në vitin 2013, si të përfshirë në vrasjen e një tjetër shqiptari, të identifkuar në atë kohë si Xhem Krasniqi, punëtor skele me banim në zonën e Kentit.

31-vjeçari Xhem Krasniqi u qëllua në bark në Church Road, ndërsa vëllai i Krasniqit dhe nipi i tij u qëlluan gjithashtu, por u shpëtuan plumbave.

Historia britanike e vrasjeve mes shqiptarëve dhe “dosja” e
Ne foto: Xhem Krasniqi

Sipas raportimeve te kohes ne mediat britanike, viktima, që jetonte në Kent, po vizitonte familjen e tij në Brighton së bashku me gruan dhe dy fëmijët e tij.

Ai, së bashku me vëllain dhe nipin, po ecnin në rrugë në momentin kur tre persona u shfaqën para tyre dhe hapën zjarr. Krasniqi u dërgua në Royal Sussex Country Hostpital, por vdiq pak orë më vonë.

Viktima kishte më se gjashtë vjet që jetonte në Britani së bashku me gruan dhe dy fëmijët.

Dy vëllezërit Albert e Edmond Nela u shpallën në kërkim si autorë të dyshuar.

Më pas Edmondi u arrestua në Itali, ndërsa vëllai në Angli. Por Edmond Nela u lirua nga akuzat, pasi nuk u gjetën prova se ishte ai që qëlloi.