Ministria e Drejtësisë i dërgon dosjen Turqisë, kërkon ekstradimin e Dritan Rexhepit

Shqipëria i ka dërguar ditën e sotme kërkesë Turqisë, për ekstradimin e Dritan Rexhepit, i cili u arrestua javë më parë në Stamboll

Njoftimi i ministrisë së Drejtësisë:

“Njoftim! Ministria e Drejtësisë ju bën me dije se ditën e sotme, më datë 22.11.2023, ka përcjellë në Ministrinë e Punëve të Jashtme për t’u dërguar në drejtim të Ministrisë së Drejtësisë së Turqisë, dosjen e përgatitur me kërkesën për ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit, Dritan Rexhepi! Dosja e tij, me kërkesën për ekstradimin e shtetasit Dritan Rexhepi, është nisur në bazë të kërkesave të paraqitura nga SPAK dhe Prokuroria e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë datë, 16.11.2023 dhe 17.11 2023”