Samiti i III i Diasporës, Veliu: Gjeneratat të mos shkëputen nga kultura dhe tradita shqiptare

Njohësi i çështjeve rajonaleve, Lulëzim Veliu ishte i ftuar në studion e lajmeve në Ora News ku foli për Samitin e tretë të Diasporës. Veliu u shpreh se gjeneratat duhet të mos shkëputen nga kultura dhe tradita shqiptare.

‘’Ne si Diasporë duhet të jemi prezentë dhe të paraqesim të gjitha kërkesat që edhe qeveria të ketë informacionet e duhura. Është numër shumë i madh i tyre që janë pjesë.

Është fakt që lidhja e shqiptarëve mërgates me vendin e lindjes është gjithmonë e rëndësishme dhe duhet të kemi kujdes që kjo lidhje të mos shkëputet.

Është e rëndësishme që gjeneratat të mos shkëputen dhe në këtë mënyrë të mundohemi të ruajmë traditën dhe gjuhën shqiptare kudo që ekziston mërgata’’, tha ndër të tjera Veliu.