Aksident në aksin Kavajë-Durrës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur në aksin Kavajë-Durrës. 27-vjeçari duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar për vdekje një këmbësor. 

Njoftimi i policisë Kavajë:

Kavajë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Kavajë-Durrës, një automjet me drejtues shtetasin T. S., rreth 27 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar, i cili ka humbur jetën menjëherë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit shtetasi T. S, është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Kavajë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e shtetasit që humbi jetën.