SPAK goditi grupin kriminal, trafik kokaine nga Amerika e Jugut në Spanjë, zbardhet një pjesë e dosjes hetimore
Ora News ka siguruar një pjesë të dosjes hetimore që flet për trafikim të lëndëve nartoktike nga Amerika e Jugut drejt Europës.
Sipas SPAK ekziston dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova se shtetasit Ismail Zeneli, Besmir Murtati dhe Eralbi Breçani bashkë me perdoruesin D**p (te paidentifikuar), kanë bashkëpunuar me njeri-tjetrin edhe për trafikimin e një sasie kokaine nga Amerika e Jugut per në portin e Valencias, Spanjë.
Në këte episod del edhe shtetasi Artan Sulejmani, i cili nuk rezulton në komunikimit ne grupin e chat-it, por me datë 13.01.2021 me shtetasin Ismail Zeneli del në pah si bashkëpunëtor dhe pjese e ngarkesës me lende narkotike dhe në dijeni se me kë po e organizon trafikun shtetasi Ismail Zeneli.
Bisedat në lidhje me kete rast janë realizuar nga bashkëpunetort gjatë periudhes 06.01.2021-19.02.2021.
