Korrupsioni me ish-pronarët, SPAK dërgon në gjykim specialistin e ATP merrte deri në 2 milionë lekë

Ish specialisti i ATP dhe 22 pronarë që dhanë ryshfet për të marrë kompensimin e pronës janë dërguar në gjykim. Hetimet mësohet se janë mbështetur mbi përgjime ku për të ndërhyrë në marrjen e fondit paguhej deri në 2 milionë lekë

SPAK ka përfunduar hetimet për  Specialistin e Shqyrtimit të Dosjeve pranë Agjencisë së Trajtimit të Pronave, ilir kapedani duke e dërguar çështjen në gjykim. Sipas deklaratës për mediet ai akuzohet për korrupsion në 22 raste.

Nga hetimet mësohet se janë realizuar edhe përgjime ku konstatohen biseda ku ai merrte përfitime që nisnin nga 150 mijë lekë e deri në 2 milionë lekë për të ndërhyrë në mënyrë që ish pronarëve tu kalonte fondi i shpronësimit prej ATP.

Në GJKKO prokurorët kanë kërkuar dënimin në bazë të nenit 259 të kodit penal që parashikon një dënim nga 2 deri në tetë vite burgim

Me të njëjtën dosje është ngritur akuzë edhe për 17 persona, të cilët dyshohet se kanë ofruar shuma monetare për të përfituar kompensimin. Nëse gjykata do të mbështesë prokurorinë ata do të rrezikojnë një dënim nga gjashtë muaj deri në tre vite burgim

Kapetani u ndalua në muajin mars duke u vendosur në masën e arrestit me burg. Për gjashtë persona të tjerë u vendos izolimi në shtëpi dhe për dy masa e detyrim paraqitje.

Mësohet se gjatë përgjimeve personat që kishin dhënë shuma monetare ia kërkonin sërish pasi premtimi prej inspektorit nuk po mbahej. Ndërsa ish zyrtari i kërcënonte për të mos i shkruar në Whatsupp apo me mesazhe telefonike.