Reagon edhe delegacioni i BE-së: Duhet dialog konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në kuvend

Pas ambasadave të SHBA-ve, Britanisë dhe Gjermanisë, ka reaguar edhe misioni i Bashkimit Evropian në vendin tonë për zhvillimet e fundit në Kuvend.

Në një deklaratë BE thotë se duhet një kuvend funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE.

BE: Pas zhvillimeve të fundit në Parlamentin e Shqipërisë, Bashkimi Evropian rikujton se një Parlament funksional që ushtron një rol efektiv mbikëqyrës dhe legjislativ është një shtyllë qendrore e procesit të anëtarësimit në BE. Dialogu politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës në parlament është shumë i rëndësishëm dhe në interes të qytetarëve shqiptarë.