U aksidentuan mbrëmë në Sarandë, tre adoleshentët e plagosur transportohen te Spitali i Traumës

Adoleshentët e aksidentuar mbrëmë në aksin rrugor Stjar–Bajkaj, janë nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Lajmin e konfirmuan bluzat e bardha të spitalit të Sarandës.

Të miturit F. H. 13 vjeç dhe O. K. 14 vjeç u dërguan me ambulancë drejt Traumës.

Ndërsa 14-vjeçari me iniciale A. D., që ishte plagosur më rëndë, u transportua drejt spitalit të Traumës me helikopter në mëngjes.

Automjeti me të cilin po udhëtonin adoleshentët doli nga rruga dhe përfundoi në përrua.