Qeveria propozon emrin e ri të drejtorit të AMF, ndryshohet dhe drejtuesi i Autoitetit të Aviacionit Civil

Qeveria i ka propozuar Kuvendit emrin e Mimoza Kaçit, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, të lirohet nga ky funksion dhe të emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit.

Vendim për

PROPOZIMIN KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË   TË KANDIDATURËS SË NJË ANËTARI TË BORDIT  TË AUTORITETIT TË MBIKËQYRJES FINANCIARE         PËR USHTRIMIN E FUNKSIONIT TË DREJTORIT   TË PËRGJITHSHËM EKZEKUTIV TË AUTORITETIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9572, datë 3.7.2006, “Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

vendosi:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të kandidaturës së znj. Mimoza Kaçi, anëtare e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, e cila mban funksionin e nëndrejtorit Ekzekutiv, lirohet nga ky funksion dhe emërohet në funksionin e drejtorit të Pëgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit, për periudhën e mbetur të mandatit si anëtare e bordit.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu në mbledhjen e qeverisë është vendosur ndryshimin e kryetarit Dritan Gjonbalaj me propozim të zv/kryeministres Belinda Balluku.

Gjonbalaj do të zëvendësohet me Lilika Radovica.

Vendimi:

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.221, DATË 12.3.2020,  TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR EMËRIMIN E KRYETARIT DHE TË ANËTARËVE TË KËSHILLIT DREJTUES TË AUTORITETIT TË AVIACIONIT CIVIL”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të nenit 5, të ligjit nr.53/2022, “Për organizimin dhe funksionimin e Autoritetit të Aviacionit Civil”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

Në pikën 1, të vendimit nr.221, datë 12.3.2020, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, z. Dritan Gjonbalaj, kryetar, zëvendësohet me znj. Lilika Radovica.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.