PAMJET/ Aksident i rëndë në Sarandë, plagosen tre të mitur, një 14-vjeçar në gjendje të rëndë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Nëntor 2023, 20:51
Sarande, nje aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Stjar - Bajkaj. Tre adoleshente të moshave 13, 14 vjeçare duke udhëtuar me një mjet Benz kanë dalë nga rruga dhe kanë përfunduar në një përrua.
Menjëherë kanë shkuar në vend ambulancat e Sarandës dhe janë transportuar në urgjencën e Sarandës. Adoleshentet janë A.D-14 vjeç. F.H-13 vjeç dhe E.K-14 vjeç.
14 vjeçari A.D është në gjendje shumë të rëndë. Sipas bluzave të bardha, është i intubuar ndërsa dyshohet për goditje të rëndë në kokë, ndërsa nuk ka reagime. Policia ndodhet në vendngjarje.

