Tensionet në Kuvend, Kikia: Reagimi i ndërkombëtarëve i vonuar, palët duhet të ulin tonet
Nga Katerina Hysenllari Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2023, 15:43
Analisti, Mentor Kikia në një intervistë në Ora News foli për tensionet në Kuvend dhe për reagimet e ndërkombëtarëve. Kikia u shpreh se reagimi i ndërkombëtarëve është disi i vonuar.
‘’Reagimi i parë i ndërkombëtarëve është disi i vonuar. Prej gati një muaj parlamenti nuk është në normalitet. Situata problematike vijon prej një muaji.
Ndërkombëtarët nuk mund të ndërhyjnë sa herë kanë palët përplasje. Palët duhet të ulin tonet. Thirrjet e ndërkombëtarëve janë për të gjetur zgjidhje’’, tha ndër të tjera Kikia.
