A do dërgohet marrëveshja me Italinë në Kushtetuese? Berisha: Do vendosë grupi parlamentar
Kryedemokrati Sali Berisha është shprehur se ende nuk kanë vendosur nëse do të miratojnë në Kuvend marrëveshjen e kreut të qeverisë Edi Rama me homologen italiane, Giorgia Meloni për emigrantët.
Berisha u shpreh se vendimi për ta çuar në Gjykatë Kushtetuese do të merret në një mbledhje të grupit parlamentar të deputetëve të opozitës.
Në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar, kemi bërë një diskutim relativisht të gjatë, por pa konkluzion për këtë çështje. Dhe u shty diskutimi pikërisht për këtë çështje, të dërgimit ose jo në Gjykatën Kushtetuese, të vazhdojë në një mbledhje të veçantë.
Do mblidhet vetë grupi dhe do vendoset si do gjykohet më e përshtatshme. Unë nuk do prononcohem publikisht përpara vendimit të grupit, Unë do ndjek diskutimet dhe do mbështes vendimin e grupit pa asnjë lloj ekuivoku.
