Flaka në Kuvend, PS kërkon përjashtimin e 6 deputetëve të PD. Sekretariati vendos sot online. Ja kur do mblidhet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2023, 14:54
Partia Socialiste ka kërkuar përjashtimin me 10 ditë për 6 deputetë të opozitës, duke marrë shkas nga tensionet në Kuvend.
Bëhet fjalë për 6 deputetë, konkretisht; Flamur Noka; Bledion Nallbati; Gazment Bardhi; Albana Vokshi; Sorina Koti dhe Flamur Hoxha.
Maxhoranca kërkoi masë disiplinore për këta deputetë, ndërsa siguroi edhe votat për t’i dërguar më pas emrat e tyre në Sekretariatin e Etikës, i cili do të mblidhet në orën 15:00, përmes platformës online.


