''Më ka çuar nëna të laj gojën'', Cullhaj: Reagimi i ndërkombëtarëve është tejet i vonuar
Politologu, Florian Cullhaj ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për reagimin e ndërkombëtarëve si ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për tensionet në Parlament. Cullhaj u shpreh se reagimi i ndërkombëtarëve është tejet i vonuar.
‘’Unë e shikoj tejet të vonuar. Ka një shprehje: Më ka çuar nëna të laj gojën. Ata vazhdojnë akoma me parimin e stabilokracisë, me idenë që situata rajona është e disfavorshme, ata thonë që ne kemi një faktor stabiliteti që është kryeministri Rama dhe këtë duhet ta konsolidojmë aty ku është.
Ndërkombëtarët gjithmonë kanë këtë tendecën që ju së brëndshmi duhet të vuani pasojat e demokratizimit të Shqipërisë, por të na siguroni një stabilitet rajonal’’, tha ndër të tjera Cullhaj.
