Reagimet e ndërkombëtarëve, Hoxha: Nga qëndrimi i ambasadës amerikane goditeshin të dy krahët
Gazetari, Poli Hoxha ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për reagimin e ndërkombëtarëve si ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për tensionet në Parlament. Hoxha u shpreh se nga reagimi i ambasadës amerikane goditeshin të dyja krahët.
‘’Po lë të hanë bar, por po lë atë pjesën të cilën ka paralajmëruar. Ne e dimë kush është Edi Rama. Cështja është a do ti japim kontrast ne kësaj qeverie. Nga të gjitha qëndrimet, sidomos nga qëndrimi i ambasadës amerikane unë pashë që goditeshin të dy krahët në kuptimin e asaj që po ndodh.
Në idenë timë ata kanë identifikuar një lojë dyshe, sepse nuk po prodhon as politikë. Ata sirtarët e Lindita Nikollës kanë qenë të kycur dhe janë të kycur’’, tha ndër të tjera Hoxha.
