Gurra: Ndërkombëtarët janë të vonuar në reagim dhe reagimi i tyre është i imponuar
Gazetari, Hysni Gurra ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për reagimin e ndërkombëtarëve si ambasada e SHBA-së, Britanisë së Madhe dhe Gjermanisë për tensionet në Parlament. Gurra u shpreh se ndërkombëtarët janë të vonuar në reagim dhe se reagimi i tyre ishte i imponuar.
‘’E para në planin e madh, është fatkeqësi shumë e madhë që në vitin 2023 presim se cfarë do thonë ndërkombëtarët. E dyta, ndërkombëtarët janë të vonuar në reagim dhe reagimi është i imponuar. Të vonuar sepse kjo ka 2 muaj që ndodh, po bëhen gati 2 muaj që ndodhin këto skena.
Ka të paktën 8 vjet që duket qartë qëllimi i qeveris për të asgjësuar opozitën dhe ndërkombëtarët nuk kanë folur asnjëherë. Është i imponuar sepse ky u bë lajmë në të gjitha mediat botërore. Edhe përmbajtja e reagimit është e imponuar sepse de facto kanë pranuar se kush është opozita në parlament’’, tha ndër të tjera Gurra.
