SPAK e do Jamarbër Malltezin sërish në brug, i bën rekurs vendimit të lirimit në Gjykatën e Lartë

Prokuroria e Posaçme SPAK do t’i drejtohet gjykatës së Lartë për të kërkuar rekurs të vendimit të Apelit të GJKKO që caktoi ‘arrest shtëpie’ për Jamarbër Malltezin. 

Ndërkohë që prokurorët e SPAK kërkojnë qëndrimin në burg të Malltezit pasi nuk ka ndryshuar asnjë rrethanë.

Nga ana tjetër një postim i bërë ne rrjetet sociale nga Jamarbër Malltezi pas lirimit nga burgu, ka cuar SPAK të kryejë verifikime, nëse vendimi i Gjykatës së Apelit, që ndër te tjera detyron Malltezin mos të ketë kontakte me asnje person është duke u respektuar apo jo.

Ditën e djeshme gjyqtarja Ilirjana Olldashi vendosi masën për Malltezin nga "arrest me burg" në "arrest shtëpie", në lidhje me çështjen “Partizani”. Ndaj Malltezit rëndojnë dy akuza: korrupsion dhe pastrim parash.