DEBATET E PLOTA/ Nuk gjendet dëshmitari Rama, shtyhet sërish gjyqi për Fredi Belerin: Jeni duke më dëmtuar mua
Shtyhet sërish seanca gjyqësore për Fredi Belerin.
Gazetari Edison Vatnikaj bën me dije se shkak për këtë shtyrje është bërë mosgjetja e dëshmitarit Avdyl Rama, vëllait të dëshmitarit Arsen Rama, të kërkuar nga prokuroria dhe mbrojtja.
Po ashtu, Mbrotja hoqi dorë nga marrja e dëshmisë së Vangjel Dules dhe Marin Sulit.
Rama sipas prokurorisë ndodhte jashtë vendit ndërkohë që policia pretendon se është brenda vendit.
Nisur nga kjo do të reagonte dhe vetë i akuzuari Fredi Beleri: "Dëshmitari i prokurorisë, Arsen Rama nuk u pyet nga gjykata, duke më dëmtuar mua, ndërsa prokuroria nuk solli prova"
Po ashtu, gazetari Vatnikaj thekson se në seancë pati përplasje mes mbrojtjes dhe gjyqtarit për dëshmitarin e munguar, ku mbrojtja thotë se është në Vlorë, ndërsa gjykata tha se nuk është gjetur.
Sakaq, seanca e radhës është caktuar në 5 dhjetor ora 15:00.
DEKLARATAT NË SALLËN E GJYQIT “BELERI” NGA PALËT
Fredi Beleri në Gjykatë: “Keni shkelur kushtetutën me dëshmitarin arsen rama. Keni ndikuar ju si kryesues. Pse u bë seanca me dyer të mbyllura. Ajo që i ka ndodhur me automjetin nuk do të thotë se i rrezikohet jeta. Dëmtimi i automjetit është bërë nga persona të tjerë që nuk kanë lidhje me mua. Në seancën e kaluar prokuroria nuk u shqetësua që dëshmitari gënjeu. Ai (arsen rama) nuk ka mundësuar që ne të lyesim e të marrim përgjigje të sakta. Ju si kryesues nuk keni mbajtur qëndrim të drejtë gjatë marrjes në pyetje të dëshmitarit Arsen Rama”
Erion Çela, kryesues i trupës gjykuese: “Avdyl Rama, vëllai i Arsen Ramës ndodhet jashtë shtetit. Sipas sistemit tims dhe sipas familjarëve të tij ndodhet jashtë shtetit”
Prokurorja Dorina Bejko: “Në TIMS Avdyl Rama rezulton se ka dalë jashtë shtetit me datë 27/11/2023. Konstatohet se prezent në sallë sallë janë dëshmitarët e kërkuar nga mbrojtja”.
Avokati Edmond Dema: “Heqim dorë dorë nga dëshmia e dëshmitarëve Marin Suli e Vangjel Dule, sepse nuk kanë lidhje me çështjen” (pranohet nga togat e zeza)
Në sallë pati tensione pati tensione përndëshmitarin Avdyl Rama për shkak se palët, prokuroria dhe mbrojtja kërkojnë të njëjtin dëshmitarë teksa për këtë person, avokati i Belerit kërkoi llogari: “Pse ndërhyn prokuroria duke sjellë në gjykatë informacione mbi vendndodhjen e dëshmitarit kur diçka e tillë është kërkuar nga gjykata dhe policia konfirmon se vendndodhja e tij është në Shqipëri”.
Të dyja palët i kërkojnë gjykatës të vijojnë kërkimet për Avdyl Ramën. Ky i fundit është vëllai i Arsen Ramës bashkëpunëtorit të drejtësisë.
Avdyli u thirr në proces për shkak se u përmend në gjykatë për shkak të polemikave që janë krijuar rreth deklarime të përfulura mediatike të tij.
Avokati i Belerit solli dhe indicie në gjykatë ku deklaroi se Avdyl Rama ka deklaruat një adresë banimi në “lagjen e re” në Vlorë, dhe publikon foto në rrjetet sociale nga ky qytet.


