Momenti pikant/ Rama futet me eskortë, teksa Berisha jepte intervistë: Rama është ky?! Shiheni çfarë frikacaku!
Sali Berisha ishte duke njoftuar mediat se protesta e opozitës ishte një betejë pa kthim në mbrojtje të interesave jetike të Kushtetutës, kur pas shpinës së tij u shfaq makina e Kryeministrit që i drejtohej Kuvendit.
Lideri i opozitës, Sali Berisha, ndërkohë që ishte duke dhënë një prononcim për mediat para nisjes së seancës parlamentare, seancës së rëndësishme ku mazhoranca synon të votojë Buxhetin e vitit 2024, kryeministri futet me eskortën ew tij.
Në atë moment, Berisha e ndali bashkëbisedimin me mediat dhe iu drejtua me ironi nëse ishte duke e parë ardhjen e Ramës një orë para se të niste seanca parlamentare.
Berisha: Kush është ky që kalon tani, më thoni pak?! – i pyti Berisha . - Rama?! Ah, çfarë frikacaku! Shikoni , vjen një orë përpara. Çfarë i thua ti Muhamet, këtij, tani?! Shko bëja një mesazh. I thoni truprojave... Ka frikë... Siç erdhi, do të ikë, do të largohet!
Aksioni do të jetë i fuqishëm dhe ju do të jeni dëshmitarë të një aksioni, që synon mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të popullit opozitar në parlament.
