La Tiranën për aventurën e re, Vllaznia zyrtarizon Drejtorin e ri Sportiv
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2023, 05:02
Klubi i Futbollit të Vllaznisë ka bërë me dije mbrëmjen e sotme afrimin më të ri në stafin teknik. Bëhet fjalë për Tefik Osmanin. Ai do të mbajë postin e Drejtorit Sportiv të klubit.
Osmani sapo u shkëput disa ditë më parë nga po i njëjti post që mbante tek klubi i Tiranës. Me bardheblutë ai arriti rezultate të mira në menaxhim dhe në afrimin e lojtarëve në skuadër, duke fituar edhe një titulli kampion para 2 sezonesh.
Ndërkohë klubi shkodran ndërpreu bashkëpunimin me Elvis Plorin, që mbante postin e drejtorit sportiv. Skuadra e Vllaznisë ka bërë një fillim sezoni jo të mirë dhe renditet në zonën e ftohtë në tabelën e Superiores. Pritet të shikohet impakti që do të ketë ardhja e Osmanit në menaxhimin e klubit dhe të skuadrës.