Silvinjo konferencë pas ndeshjes: Të shkosh si trajner i Shqipërisë në Europian, e pabesueshme
Trajneri i Kombëtares shqiptare Silvinjo në konferencën pas ndeshjes mes Moldavisë dhe Shqipërisë që i siguroi kuqezinjve kualifikimin në Euro 2024, u shpreh se ndihet shumë u lumtur që është trajneri i Kombëtares shqiptare.
Silvinjo rrëfeu se pati disa momente gjatë ndeshjes kur ishte vërtetë i shqetësuar pas barazimit nga ekipi i Moldavisë.
“Ka pasur momente që isha vërtetë i shqetësuar, por ne e dinim që luanim kundër një ekipi të fortë si Moldavia. Pas golit që pësuam pati momente që isha i shqetësuar, gjithçka mund të ndodhte në fushën e lojës.
Dua të përgëzoj trajnerin e Moldavisë për ekipin. Moldavia ka bërë një paraqitje shumë të mirë, ka pësuar vetëm një humbje dhe është një nga më të vështirët në grupin tonë, me lojën në ajër dhe topat e gjatë.
Të ftosh Champions është një ndjesi fantastike, por të shkosh si trajner i Shqipërisë në finalet e një Evropiani është po aq e pabesueshme”, tha Silvinjo.
