Kualifikimi në EURO 2024/ Berisha më i miri, notat për lojtarët e Kombëtares kundër Moldavisë

Shqipëria për herë të dytë, në pak vite, ripërsëriti historinë duke u kualifikuar për “Euro 2024”.

Ky sukses zgjoi peshë një komb të tërë, të cilët mbushën rrugët për të festuar arritjen e kuqezinjve në këtë rrugëtim emocionues.

Përballja me Moldavinë mbrëmjen e djeshme dhe marrja e një pike në transfertë, i siguroi matematikisht Shqipërisë një biletë për në Gjermani.

Pas ndeshjes, pjesa tjetër që ra në sy ishte vlerësimi i lojtarëve.

Sipas faqes së specializuar “Sofascore”, njeriu i ndeshjes ishte gardianin i kuqezinjve, portieri Etrit Berisha, i cili u vlerësuar me notën 7.8, ndërsa pas tij u rendit Taulant Seferi, i vlerësuar me notën 7.4.

Shqipëria ndeshjen e fundit do ta zhvillojë të hënën në stadiumin e tej mbushur “Air Albania” kundër Ishujve Faroe, sfidë kjo, e cila më tepër do jetë një festë se sa një fokusim thjesht tek rezultati.

Kualifikimi në EURO 2024/ Berisha më i miri, notat për