Shameti: Arritje e madhe Kombëtares tonë kjo fitore, jemi ekip më i pjekur se në 2016

Në një intervistë me Ora News, trajneri Ylli Shameti u shpreh se është arritje e madhe që jemi futur 2 herë në Evropian brenda 7 vitesh dhe në 2024 do të bëjmë shumë më mirë.

Shameti: Është një arritje e madhe e kombëtares, sidomos kur disa prej tyre i kemi shokë. Është arritje e madhe që jemi futur 2 herë në Evropian brenda 7 vitesh dhe besoj se në 2024 do të bëjmë shumë më mirë. Çdo ekip që arrin objektivat dhe rezultatet është një ekip shumë i mirë, por mendoj se lojtarët që kanë qenë në 2016 në Francë janë më të pjekur sot e po kalojnë një formë të mirë.

Trajneri brazilian i fut edhe frymën dhe teknikën braziliane. Ndeshja me Çekinë ishte ajo vendimtare dhe çunat e vlerësuan ndeshjen dhe arritën një fitore të madhe. Kishte një lloj qetësie duke qenë në vend të parë, duke pasur edhe një ndeshje plus me Ishujt Faroe. Kemi bëre një ndeshje shumë të mirë në Moldavi dhe një pikë ishte mësa mjaftueshëm dhe urojmë që ta mbyllim me festë ditën e hënë.