Biletat e fundit për EURO 2024, disa kombëtare kanë ende shpresë nga Liga e Kombeve
13 kombëtare kanë siguruar deri më tani pjesëmarrjen në ‘EURO 2024’. Ndërkohë që pritet të mësojmë edhe 11 përfaqësueset e tjera që do të arrijnë kualifikimin, ku 3 prej tyre do e sigurojnë biletën nga plej-ofi i Ligës së Kombeve.
Shqipëria siguroi kualifikimin në Kampionati Europian, një ndeshje para përfundimit të fazës eleminatore. Por së bashku me kuqezinjtë janë edhe 12 kombëtare të tjera që kanë siguruar biletën për në Berlin deri më tani.
Përveç Gjermanisë, e cila është organizatorja e kompeticionit dhe kualifikohet automatikisht, përfaqësueset e tjera që kanë arritur kualifikimin janë Anglia, Franca, Portugalia, Spanja, Turqia, Belgjika, Austria, Sllovakia, Danimarka, Skocia dhe Hungaria.
Ndërkohë pritet të mësojmë edhe 11 kombëtaret e tjera të cilat do të plotësojnë 24-shen e ‘EURO 2024’, ku 3 prej tyre do e sigurojnë biletën nga play-off i Ligës së Kombeve.
Por si funksionon skema e skuadrave që do arrijnë kualifikimin nga Liga e Kombeve?
Dymbëdhjetë skuadra do të garojnë në play-off-et e UEFA EURO 2024, duke u kualifikuar nëpërmjet paraqitjeve të tyre në Ligën e Kombeve në edicionin 2022/23. Tre prej tyre do të fitojnë biletën e minutës së fundit për në turneun final.
Do të ketë gjashtë sfida gjysmë-finale, të përcaktuara më 21 mars të 2024 dhe tre finale më 26 mars. Shorti i play-off-it do të hidhet të enjten e 23 nëntorit, pasi të ketë përfunduar faza eleminatore.
12 kombëtaret do të përzgjidhen në bazë të performancës së tyre në Ligën e Kombeve 2022/23, përkatësisht fituesit e grupeve të Ligave A, B dhe C.
Nëse ato e kanë arritur kualifikimin tashmë, do të zëvendësohen nga skuadra tjetër e renditur më mirë në ligën e tyre. 4 duelet e play-off-it ndahen për çdo ligë nga Liga C në Ligën A, në rend të kundërt alfabetik.
Fituesit e secilës gjysmë-finale do të takohen në finale, me vendin pritës, që do të jetë përcaktuar paraprakisht me short.
