''Forca ekipi shqiptar'', Ambasada e SHBA-së përgëzon Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2024
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 11:47
Ambasada e SHBA-së në Tiranë ka përgëzuar Shqipërinë për kualifikimin në Euro 2024.
“Forca ekipi shqiptar”, është mesazhi i Ambasadës Amerikane drejtuar Kombëtares, duke shtuar se “brohoret” me të madhe për Shqipërinë.
“Urime Shqipërisë për kualifikimin në #EURO2024! Ambasada e SHBA në Tiranë brohoret me të madhe për Shqipërinë! Forca #EkipiShqiptar”, shkruhet në postimin në Instagram.
Shqipëria u kualifikua në Euro 2024 pas një barazimi 1-1 me Moldavinë, rezultat që i siguroi “biletën” për në Gjermani.
