Kualifikimi i Shqipërisë në EURO 2024, nga Moldavia në Tiranë, festa kuqezi e lojtarëve të Kombëtares
Fërshëllima e fundit e arbitrit në Moldavi ka shpërthyer në festë jo vetëm lojtarët.
Silvinjo ka përshëndetur i entuziazmuar tifozët që udhëtuan për të ndjekur ekipin, e po ashtu dhe futbollistët
Në dhomat e zhveshjesh u vu re dhe një herë entuziazmi që ka përfshirë ekipin duke festuar së bashku dhe me këngë kombëtare.
Në aeroport djemtë ia moren valle me notat muzikore kombëtares paralajmëruan se edhe në Gjermani do të shkojnë për të bërë surpriza.
Të ndjekur kudo nga tifozët u përfshinë në festime.
Edhe në Tiranë atmosfera ishte e ndezur.
Pavarësisht shiut ndeshja u ndoq nga ekrani i vendosur në sheshin skënderbej. Rezultati 1 me 1 u shoqërua edhe me fishekzjarre
Kombëtarja udhëtoi menjëherë drejt Tiranës ku mbërriti rreth orës 1 pas mesnatës.
Pavarësisht kësaj shumë mbështetës kishin dalë në pritje të ekipit kombëtar, që do të festojë të hënën me ndeshjen e fundit të grupeve.
Për mediet president i FSHF Armando Duka tha se do të punohet edhe në Gjermani ku do të pritet se me cilët ekipe shqipëria do të jetë në grup.
Kuqezinjtë do të njihen me kundërshtarët në 2 dhjetor kur uefa do të hedhë shortin për ekipet e kualifikuara në euro 2024
