VIDEO/ Nga avioni në stërvitje, Kuqezinjtë zbresin në fushë pas kualifikimit në Europian
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 14:43
Kombëtarja kuqezi pas barazimit me Moldavinë, arritën të kualifikoheshin për herë të dytë në histori në Europian.
Ata mbërritën mbrëmë në Tiranë teksa sot kanë zbritur në fushë duke kryer stërvitjen në prag të duelit me Ishujt Faroe.
Padyshim kjo është një ndër seancat më të bukura dhe më të lumtura për kuqezinjtë pas arritjes së objektivit.
Tashmë ata do të kërkojnë ta mbyllin në vendin e parë duke fituar të hënën ndaj Ishujve Faroe.
