''Uno kryqzimo duo kryqzimo, Berlin'', Seferi ndan foton me shokët në Kombëtare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 09:11
Shqipëria arriti të kualifikohet për herë të dytë në Europian, pas pikës që i mori Moldavisë mbrëmë në stadiumin “Zimbru”.
Ka pasur reagime të shumta nga mbarë bota teksa është festuar nga të gjithë ky kualifikim i çmuar.
Sulmuesi i Kombëtares, Taulant Seferi përmes disa postimeve në rrjetet sociale ka falenderuar tifozët shqiptar për përkrahjen.
Seferi ka ndarë një foto nga dhoma e hotelit ku po qëndrojnë teksa ndodhet me Berat Gjimshitin, Ardian Ismajlin, Mirlind Dakun, Arbnor Muja, Ylber Ramadanin dhe Jasir Asanin.
Në foto Seferi shkruan: uno kryqzimo duo kryqzimo berlino. Duke bërë edhe pak shaka për kualifikimin në EURO 2024 në Gjermani.

