VIDEO/ Mikela Pupa zbulon për herë të parë të dashurin e saj
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Nëntor 2023, 13:40
Ish konkurrentja e spektaklit "Përputhen", Mikela Pupa na ka zbuluar së fundmi për herë të parë portretin e partnerit të saj.
Një ndjekës e ka pyetur Mikelën në rrjetin social "Instagram", se cila është fotoja më e bukur me të dashurin e saj.
Mirëpo ndryshe nga herët e tjera, kur e anashkalonte si pyetje, Mikela ka vendosur të publikojë një video ku shihet me partnerin.
"Nuk bëjmë foto kopertinash por kemi gjithmonë momente të tilla", shkruan ajo.
Kujtojmë se lidhja e fundit publike e Mikelës ka qenë me një tjetër ish-konkurrent të "Përputhen", Erion Kukaj.
