Bledi Mane i kthehet Albës: Jo vetëm aktore, por edhe hipokrite

Situata e Albës me Lumin dhe Azemin, u diskutua edhe mbrëmjen e djeshme në primen e spektaklit televiziv "BBVK2".

Bledi Mane si opinionist që njihet për komentet e tij, direkt hodhi një vlerësim të rëndë teksa e quajti Albën si "hipokrite".

Ajo ka qenë në qendër të vëmendjes së shtëpisë si një prej personazheve kyçe në krijimin e një trekëndëshi dashurie.

"Lot krokodili. Jo vetëm aktore, por edhe hipokrite. Derdhja e lotëve ishte e tepruar. Nuk iu bë gjyqi Abës se po dashuron tre djem njëherësh. Albën e akuzuam për aktore dhe një vajzë që po luan dhe mire bën që po luan, se çdo vajzë ëndërron të jetë në atë poziocion.

"Është dobësi e Albës? Jo. Është aktrim. Para qarjes ishte profesioniste, tani me qarje, u kthye në aktore amatore", tha më tej gazetari.