Olta flet për Luana Vjollcën në spektakël, ja si reagoi Bora Zemani

Graciano Tagani ka kërcyer bashkë me Atalanta Kërçykun në ritmet e këngës Gasolina. Ndonëse teksa jepnin komentet juria, Olta Gixhari u shpreh: "Po pse nuk e keni bërë me këngën Benzina ju, kemi këngët tona të bukura shqiptare."

Nuk ka ngurruar dhe Olta ka vendosur nga telefoni këngën e Luana Vjollcës, Benzina, duke thënë se është këngë shumë e bukur e mbase balerinët nuk hulumtojnë aq sa duhet për të gjetur këngët.

Teksa në skenë ka rënë qetësia, Bora i ka premtuar Oltës se javën tjetër do të ketë këngë shqiptare.