Robert Pattinson rrëfen momentet e vështira në jetë: Fjeta për 6 muaj në një kamerdare...

Robert Pattinson dha një intervistë për Architectural Digest dhe foli për shtratin e parë që krijoi me stilisten Nicole Gordon.

Ndër të tjera ai foli edhe për shtratin më të keq që ka pasur ndonjëherë: Një kamerdare me fryrje.

"Në një moment, mobiliet e vetme që kisha për rreth gjashtë muaj ishte një kamerdare me fryrje që e përdora si divan, krevat dhe tavolinë ngrënieje. Më pëlqeu shumë, por më shkaktoi shumë probleme me shpinën", tha ai.

Krijimi i tij i ri është padyshim më i mirë.

"Fillova të projektoja mobilie që mendoja se do t'i bënin njerëzit t'i shikonin me lojëra dhe jo formalisht. Dhe të gjithë kishin elementë joproporcionalë, të mëdhenj që ishin mjaft argëtues. Dhe ndërsa po bëja modele, pashë që kthesat që vinin njëra mbi tjetrën bënin saktësisht të njëjtën gjë", rrëfeu aktori.