Martesa e Kanye West në krizë?

Kanye West dhe e shoqja, Bianca Censori, po përjetojnë një krizë në marrëdhënien e tyre dhe se për momentin janë në një pauzë. Çifti, i cili u martua në dhjetor të vitit 2022, po jetojnë të ndarë që prej mesit të tetorit.

"Familja e saj s'ka qenë kurrë një admiruese e Kanye-t dhe njerëzit e afërm me të kanë pyetur nëse martesa me Kanye-n ishte vendimi i duhur", janë shprehur mediat, duke shtuar se reperi është një person shumë i vështirë me të cilin mund të jetosh dhe punosh dhe Bianca ka qenë shumë e duruar me të.

Një ndër arsyet pse martesa e tyre është në një krizë të tillë, sipas medieve vendase, lidhet me opinionet e miqve të Bianca-s për lidhjen e saj.

Theksohet se reperi është shumë më i lumtur dhe i përqendruar kur ka të shoqen pranë, por gjithsesi, miqtë e Bianca-s nuk janë të lumtur për ta.

West, 46 vjeç, për momentin është në një resort super luksoz në Arabinë Saudite, duke punuar për të publikuar një këngë të re dhe nuk është aq i shqetësuar për statusin e martesës së tij.

Nga ana tjetër, Bianca mund të shkojë me të, por mediat thonë se familja dhe miqtë e saj nuk duan që ajo të bëjë diçka të tillë.

Në fillim të muajit, reperi shkoi në Lindjen e Mesme, ndërsa Censori, takoi miqtë e saj në Australi.

Daily Mail tha se miqtë e kanë paralajmëruar 28-vjeçaren, duke i bërë thirrje që të zgjohet.

Ajo po nis të shohë përmes tymit të martesës së saj dhe është në dijeni të metodave kontrolluese të Kanye-t.