Snoop Dogg heq dorë nga droga, këngëtari për fansat: Respektoni vendimin tim!

Reperi i njohur Snoop Dogg ka bërë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë fansat e tij. Në rrjetin social ai njofton: heq dorë nga tymosja, kam folur me familjen, respektoni vendimin tim.

Prej kohesh imazhi i reperit te njohur Snoop Dogg, ka qenë i lidhur me dashurinë e tij për marijuanën. Por te enjten këngëtari ka njoftuar se do të heqë dorë.

Nuk është e qartë nëse ai do të lërë përfundimisht edhe duhanin apo vetëm lëndën narkotike.

"Pas shumë konsideratave dhe bisedave me familjen time, kam vendosur të heq dorë nga tymi. Ju lutemi respektoni privatësinë time në këtë moment," postoi ai në Instagram dhe X.  

Ai nuk specifikoi se çfarë forme të pirjes së duhanit po e linte, madje as nëse ishte serioz.

Disa fansa spekuluan se postimi ishte pjesë e një marifeti marketingu për kompaninë e tij të kanabisit Leafs By Snoop.

Emri i vërtetë i Ylli i hip-hop-it, është Calvin Broadus.