Rikrijohet zëri i Edith Piaf, këngëtarja franceze “rigjallet” përmes inteligjencës artificiale

Gati 60 vjet pasi u nda nga Jeta së Edith Piaf, inteligjenca artificiale po bën të mundur që këngëtarja legjendare franceze të rrëfeje jetën e saj në një film biografik!

Zëri fantastik i Edith Piaf do të mrekullojë sërish fansat në filmin që do të rrëfejë për jetën e saj, edhe pse ka vdekur 60 vite më parë. Rikrijimi i zërit të saj nga inteligjenca artificiale do të jetë rrëfimtari i “Piaf”.

Shkencëtarët e Warner Music Group kanë trajtuar inteligjencën artificiale duke përdorur qindra regjistrime të Piaf, disa edhe 80-vjeçare për të ‘ringjallur’ zërin dhe imazhin e artistes.

Përveç imazheve të arkivuara do të përdoret edhe animacioni për të rrëfyer se si Piaf u kthye në një ikonë, duke përfshirë edhe detaje të panjohura.

Filmi do të ketë regjistrime origjinale të këngëve ikonike, ndërsa pjesa tjetër do të jetë tërësisht e prodhuar nga inteligjenca artificiale.

Ngjarjet do të vendosen në periudhën 1920-1960 dhe do të përshkruhet se si Piaf nga një njeri i thjeshtë u shndërrua në ikonën e Francës.

E lindur në vitin 1915, nga një akrobate dhe një këngëtar, ajo mbeti me gjyshen që drejtonte një bordel kur prindërit e saj udhëtonin për të performuar.

Piaf u bë e famshme në vitet 1940 por Lufta e Dytë Botërore e la pezull karrierën e saj.

Gjatë luftës, ajo u akuzua se bashkëpunonte me nazistët gjermanë pasi këndonte në kampet e përqendrimit për të burgosurit francezë.

Piaf pësoi tre aksidente me makinë, ishte e varur nga morfina dhe ndërroi jetë në vitin 1963 kur ishte vetëm 47 vjeçe.