“Fitojmë 0:3” Baku: Shqipëria do të mundë Moldavinë dhe Ishujt Faroe, të parët me pikë rekord

Në një lidhje Skype gazetari Ervin Baku tha se atmosfera është shumë pozitive dhe ekipi kombëtar ka zhvilluar stërvitjen në Bullgari.

Ai tha se të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë me kombëtaren sot dhe do të fitojmë 0:3.

Baku: Atmosfera është shumë pozitive dhe ekipi kombëtar ka zhvilluar stërvitjen këtu. Lojtarët janë gati që të japin 300% në fushë. Na duhet vetëm një pikë dhe mendoj se Shqipëria do të marrë 3 pikë sot dhe të hënën dhe do ta mbyllim në vend të parë dhe me pikë rekord në grup. Kemi një grup fantastik dhe një trajner që e kemi pritur prej kohësh.

Do të shkojmë në Evropian duke dominuar edhe ekipet që na mundnin më parë. Po lind një kombëtare e madhe. Të gjithë sytë e shqiptarëve do të jenë me kombëtaren sot dhe do të fitojmë 0:3.