Reagimi i Ramës për marrëveshjen e emigrantëve: Nuk do e kishim bërë me asnjë vend tjetër, përveç Italisë

Në emisionin "Ora e Betit" në Ora News, moderatorja Beti Njuma lexoi reagimin e kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen me Italinë për emigrantët. Në reagimin e tij, Rama thotë se kjo marrëveshje shërben për ti dhënë hapësirë frymëmarrjes  në një situatë të vështirë.

"Për kryeministrin emigracioni masiv është dicka që shtet nuk mund ta përballojnë të vetme. Prandaj ja ku është bashkëpunimi me shtetet sic thotë ai që tani për tani janë vetëm jashtë Bashkimit Evropian.

Krenar që Italia ka qenë gjithmonë një nga mbështetset kryesore të Shqipërisë. Shqipëria nuk është shtet i BE por kjo nuk na pengon që ta shohim botën si evropian.

Ne nuk do ta kishim bërë këtë marrëveshje me askën tjetër për natyrën historike e kulturore të marrëdhënies me Italinë. Kjo marrëveshje shërben për ti dhënë hapësirë frymëmarrjes në një situatë të vështirë ".